Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti i është përgjigjur ‘ftesës’ së presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili sot gjatë një konference për media ka thënë se është i gatshëm t’ia lë Hotit udhëheqjen e dialogut Kosovë-Serbi. Hoti përmes postimit që ka bërë në rrjetin social Facebook ka thënë se qytetarët e Kosovës përmes zgjedhjeve të lira do të vendosin se kush do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Ai po ashtu tha se presidenti Thaçi, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk ka mandat të udhëheq këtë dialog. Lexoni më poshtë postimin e plotë të Avdullah Hotit: “Qytetarët e Kosovës, përmes zgjedhjeve të lira, do të vendosin se kush do ta udhëheq dialogun me Serbinë. Një gjë është e qartë që tani se ai person nuk do të jetë z.Thaçi, pasi ai në bazë të Kushtetutës së Kosovës nuk ka mandat të vendos për këto çështje. E ftoj z.Thaçi të qëndrojë brenda kompetencave që ja jep Kushtetuta e Kosovës. Deklarimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në vend që të jetë garant i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, ai është duke e cenuar çdo ditë atë dhe për këtë duhet të flasë Gjykata Kushtetuese. Dëmet që z.Thaçi me deklarimet e tij antikushtetuese është duke ia bërë shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare janë të mëdha. Ai e ka nxjerrë jashtë funksionit krejt diplomacinë e Kosovës, si dhe diplomacinë e vendeve mike, duke stopuar plotësisht njohjet e reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Qytetarët e Kosovës e kanë vendosur fatin e Kosovës si shtet i pavarur, i integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Këtë nuk mund ta zhbëjë askush”, ka shkruar Hoti në Facebook. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vendos Qeveria e Kosovës , mërgimtarëve u paguhen polisat e sigurimit Edhe këtë verë, mërgimtarët që vijnë për pushime në atdhe nuk do të paguajnë …