Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU/CSU, Peter Beyer, gjatë takimit që ka pasur javën e kaluar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Beograd, ka thënë se “Modeli i dy Gjermanive” është një ide për të cilën ia vlen ende të mendohet për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përveç tjerash Beyer ka ripërsëritur qëndrimin gjerman kundër shkëmbimit të territoreve dhe ka thënë se njohja e plotë e Kosovës është një kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkim Evropian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian së fundi kanë ndezur motorët sa i përket çështjes së rinisjes së dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express. Washingtoni zyrtar ka përcaktuar Matthew Palmer-in si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, i cili do të merret ekskluzivisht me çështjen e bisedimeve Prishtinë – Beograd, ndërkohë duarkryq nuk ka ndenjur as kancelarja gjermane, Angel Merkel. Javën e kaluar në Prishtinë e Beograd ka qëndruar i dërguari i saj special deputeti i Bundestagut nga radhët e koalicionit CDU/CSU, Peter Beyer. Beyer në Prishtinë ka takuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe kryeministrin e dorëhequr, Ramush Haradinaj. Pas Kosovës deputeti gjerman ka vazhduar për një vizitë në Beograd, ku ka takuar kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiq, ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriqin. Ndërkohë sot mediat serbe shkruajnë se Beyer në takim me Vuçiqin ka propozuar “Modelin e dy Gjermanive”, si ide për të cilën ka thënë se ia vlen të mendohet. “Harta e rrugës është e qartë, dy palët, Serbia dhe Kosova, duhet të punojnë për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Ne kemi folur për procesin e njohjes. Sigurisht që ne mendojmë se do të ishte më mirë që anëtarësimi i Serbisë në BE të vijë si rezultat i njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, por ne e dimë që një gjë e tillë është e ndërlikuar dhe pothuajse e pamundur. Sepse ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës, dhe nuk është një çështje e thjeshtë, megjithatë ky koncept dhe propozim nuk është i ri. Ky është një koncept që ne e kemi pasur një herë në mes të dy Gjermanive, që rezultoi me ribashkimin e dy Gjermanive, gjë që nuk është dëshira jonë në rastin e Kosovës dhe Serbisë. Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore bashkëjetuan në aspektin e organizatave ndërkombëtare, por nuk e njihnin njëra tjetrën. Një lloj i tillë bashkëjetese do të ishte i mundshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë kam folur për një gjë të tillë me presidentin e Serbisë, dhe është një ide për të cilën ende ia vlen të mendohet”, citohet të ketë thënë Beyer, shkruan Telegraf.rs, transmeton Gazeta Express. Ndër të tjera deputeti gjerman ka treguar se ia ka ripërsëritur kreut të shtetit serb, qëndrimin e palëkundur gjerman kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. “Edhe presidenti edhe ministrat janë të vetëdijshëm për pozicionin tim dhe atë të Gjermanisë. Ne jemi kundër idesë së shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Beyer. Tutje, teksa ka folur për anëtarësimin e Serbisë në BE, Beyer ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ardita Sinani:Ky është hapi i parë i fitores, i fundit më 2 qershor Hapi i rradhës drejt fitores në BETEJËN e rradhës. Për Komunën. Për garën që …