Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në një intervistë ekskluzive për LobiPress, ka deklaruar se zbatimi i masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, është veprim i detyruar i qeverisë së Kosovës, për shkak se, siç tha ai, Serbia po shkelë në vazhdimësi marrëveshjet e arritura në Bruksel. Tutje, Kamberi, shtoi se Shqipëria e as Kosova nuk kanë bërë mjaftueshëm për Luginën e Preshevës. Sipas tij, akoma nuk ekziston një program i përbashkët ndërshtetërorë apo i ndarë i secilit shtet veçmas për ta ndihmuar Luginën e Preshevës në kuadër të një strategjie kombëtare e shtetërore. Kamberi, shtoi se koha nuk pret, sepse, siç pohoi ai, shpopullimi po e bën të veten. “Është moment i fundit kur të dy shtet duhet bërë diçka konkret dhe programore për shqiptarët në Luginë të Preshevës”, tha Kamberi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Një 22 vjeçar gjendet pa shenja jete në Istog Një 22 vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në fshatin Banje të Istogut. …