Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbis z.Shaip Kamberi ka reaguarë pasë situatës së krijuarë ditëve të fundit në Veri të Kosovës, ku ka shkruar në këto rrethana kur siguria dhe paqja po kanosen seriozisht nga veprimet destabilizuese të kriminelëve të maskuar, procesi paqësor e politik duhet të mbetet rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve, në Ballkanin Perëndimorë, gjithmonë duke ndërtuar standarde simetrike për respektimin e të drejtave të komuniteteve. Ky është reagimi i plotë i deputetetit Kamberi Kushetuta e Republikës së Kosovës përfaqëson dokumentin më të avancuar për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Megjithatë, refuzimi i vazhdueshëm për të njohur shtetin dhe institucionet e tij, nga ana e serbëve në Kosovë, nuk po krijon hapësirë për marëdhënie të mira ndëretike si parakusht për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajon. Në fakt, instrumentalizimi i serbëve atje, duke i detyruar për të dalur nga institucionet në të cilat ishin të përfaqësuar, nxitja e tyre për të refuzuar pjesmarrjen në zgjedhjet e rregullta dhe pengimi i ushtrimit të detyrës kryetarëve të zgjedhur, po shkaktojnë tensione, të cilat po i përcjellim me shqetësime edhe në Luginë të Preshevës. Për 22 vjet me radhë, shqiptarët në Luginë të Preshevës, në një proces politik, me përkushtim serioz, po kërkojnë integrim dhe përfaqësim adekuat në institucionet e shtetit nga të cilat janë përjashtuar padrejtësisht. Edhe pse komunitet i diskriminuar, shqiptarët e Luginë së Preshevës, kanë vazhduar me politikën e ndjekjes së vijës institucionale për të realizuar të drejtat në një shtet që nuk i njeh si qytetarë të barabartë. Këto janë dy situata paradoksale, që e karakterizojnë pozitën e pakicave në Ballkanin Perëndimorë. Në njërën anë një pakicë e cila refuzon shfrytëzimin e mundësive dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë e në anën tjetër një pakicë të cilës, padrejtësisht, i pamundësohet pjesmarrja e drejtë dhe e barabartë nëpër institucionet e shtetit. Në këto rrethana kur siguria dhe paqja po kanosen seriozisht nga veprimet destabilizuese të kriminelëve të maskuar, procesi paqësor e politik duhet të mbetet rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve, në Ballkanin Perëndimorë, gjithmonë duke ndërtuar standarde simetrike për respektimin e të drejtave të komuniteteve. Teoritë e “popujve hyjnorë” dhe “komuniteteve të përzgjedhura” nuk kanë vend në shekullin e 21 dhe në modelin e demokracive liberale të cilave po pretendon, së paku deklarativisht, t’i bashkohet gjithë Ballkani Perëndimorë. Demokracia mbetet norma e cila shfrytëzohet për rregullimin shoqërorë e organizimin politik. Ajo duhet të kultivohet e ruhet. Jo të sulmohet e rrënohet,shkruan z.Kamberi Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PVD: Bisedimet Kosovë-Serbi mundësia e fundit për një zgjidhje të drejtë Bisedimet Kosovë-Serbi mundësia e fundit për një zgjidhje të drejtë Në prak të nisjes …