Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Më në fund, Komisioni Evropian pritet që këtë javë të japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Udhëheqësit shtetëror kanë bërë me dije se rekomandimi i Komisionit Evropian për Parlamentin dhe Këshillin e BE-së rreth kësaj çështje do të ndodhë më 17 ose 18 korrik. Ata janë shprehur të bindur se rekomandimi do të jetë pozitiv, duke u zotuar se Kosova do të jetë mjaft e kujdesshme në këtë proces. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Kujtojmë se të mërkurën më 18 korrik, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës: Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, zv.kryeministri Fatmir Limaj dhe zv.kryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi do të udhëtojnë për në Bruksel për të takuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini. Fatmir Limaj ka deklaruar se ky udhëtim ka të bëjë me liberalizimin dhe temat e tjera të rëndësishme për Kosovën. Po ashtu në media është raportuar se komisionari për Punë të Brendshme dhe Migracion, Dimitris Avramopoulos, të enjten do të qëndrojë në Prishtinë, ku pritet që ta konfirmojë vendimin pozitiv të Komisionit për liberalizimin e vizave. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ragmi Mustafa takoi sot kreun e misionit të OSBE-së në Serbi, Ambasadori Andrea Orizio Pas takimit të djeshëm të kryetarit Mustafa me përfaqësues të ambasadës amerikane në Beograd …