Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Me moton “Për ambient të pastër” komuna e Bujanocit në bashkëpunim me dy shkollat e mesme në Bujanoc kanë realizuar aktivitetin për të pastruar ambientin. Qëllimi i aksionit të sotëm ishte senzibilizimi i qytetarëve për ruajtjen e ambientit jetësor, respektivisht ruajtjen e tokës, ujit dhe ajrit. Pastrimi i qytetit ka filluar nga sheshi i Bujanocit, rrugët kryesore në qytet e deri tek parku i qytetit, ku nxënësit e shkollave të mesme të shoqëruar nga profesorët e tyre në mënyrë vullnetare kanë pastruar ambientin. Ky aksion është organizuar nga komuna e Bujanocit me rastin e ditës botërore të ruajtjes së ambientit jetësor që shënohet me 5 Qershor, por që Bujanoci ka manifestuar një ditë përpara. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Protesta më e madhe në historinë e Hong Kongut, dy milionë njerëz i bashkohen kauzës Afër dy milionë njerëz kanë marrë pjesë në një protestë masive në Hong Kong …