Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Agjendën e sotme me delegacione e zyrtarë të lartë ndërkombëtar e fillova me Komesarin e Lartë për Pakica Nacionale me seli në Hagë z. Kairat Abdrakhmanov, ka shkruar kryetari Arifi. Z. Abdrakhmanov e njoftova se nga takimi jonë i fundit që patëm vitin e kaluar, gjendja e minoritetit shqiptar nuk ka ndryshuar aspak, dhe se shqiptarët në Bujanoc e Luginë përballen po me të njejtat problematika tash e sa vite. Ia përmenda mos implementimin e disa marrëveshjeve që janë nënshkruar mes Serbisë dhe Kosovës e që prekin drejtpërdrejt interesat e shqiptarëve në Luginë, si njohja e diplomave dhe dokumenteve tjera mes këtyre dy shteteve. Gjithashtu, përmenda mungesën e teksteve për gjimnazistët, pasivizimin e adresave, mos implementimi i planit 7 pikësh i aprovuar në vitin 2013 nga Qeveria e Serbisë, si dhe diskriminimin në punësim. Kërkova nga Komesari i Lartë që të ndikojë në organet e rëndësishme vendimmarrëse që së paku të ketë reciprocitet mes pakicës serbe në Kosovë dhe pakicës shqiptare në Serbi, ku për dallim nga serbët e Kosovës të cilëve shteti i Kosovës dëshiron t’i integrojë, por ata nuk duan, në Serbi ndodhë e kundërta me shqiptarët. Komesari i Lartë na garantoi se të gjitha këto shqetësime do t’i adresojë me faktorin vendor dhe ndërkombëtar, ka shmruar z.Arifi në rrjetini social facebook. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Korigjimi i kufijve pjesë e platformës shtetërore Sot i është dorëzuar draft – platforma e delegacionit shtetërorë krerëve të vendit. Bashkëkryesuesi …