Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Turqia është në mes të një krize financiare me rënien e monedhës së saj, lirës turke, në ditët e fundit mes përkeqësimit të marrëdhënieve me aleatin e saj të NATO-s, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe për të bërë një përmbledhje të situatës, përkatësisht rreth asaj se çfarë po ndodhë me lirën turke, çfarë qëndron prapa saj, çfarë do të thotë kjo për njerëzit në Turqi, si dhe ndikimin e saj në tregjet globale, Al Jazeera, ka sjell një shkrim në të cilat janë paraqitur gjashtë gjëra – që duhet të dini, përcjell Telegrafi. Çfarë po ndodhë me lirën turke? Lira turke ka humbur më shumë se 45 për qind të vlerës së saj këtë vit. Monedha arriti një rekord të ri të ulët prej 7.24 kundrejt dollarit amerikan në tregtinë e Azisë së Paqësorit të hënën në mëngjes. Lira u rikuperua pak të martën, ndihmuar nga masat e reja të likuiditetit të bankës qendrore dhe lajmet për një telefonatë të planifikuar në të cilën ministri i financave do të kërkonte të siguronte investitorët. Çfarë ka prapa kësaj? Kjo rënie e shpejtë erdhi pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi një dyfishim të tarifave të çelikut dhe aluminit mbi Turqinë, në një masë hakmarrëse. Uashingtoni po e shtyn Ankaranë të lirojë pastorin e krishterë ungjillor Andrew Brunson, i cili po mbahet në akuza për terrorizëm. Më parë këtë javë, Erdogan urdhëroi pasuritë e dy zyrtarëve amerikanë të ngriheshin në hakmarrje për sanksionet e vendosura ndaj ministrave të drejtësisë dhe ministrisë së brendshme të Turqisë. Analistët thonë se kriza financiare ka kohë po pritej të vinte dhe reflekton refuzimin e Turqisë për të rritur normat e interesit për të frenuar inflacionin me dy shifra dhe për të “ftohur” ekonominë e mbingarkuar. Mosmarrëveshjet me SHBA-të kanë kontribuar gjithashtu në rënien e lirës, shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Çfarë do të thotë kjo për njerëzit në Turqi? Sipas ekspertëve ekonomikë, në afat të shkurtër, rrëshqitja e lirës do të rrisë inflacionin, gjë që do të dëmtojë të varfrit e Turqisë. Gjithashtu, çmimet e mallrave po rriten. Gazeta “Financial Times” njoftoi më 27 korrik: “Federata turke e furrtarëve njoftoi për një rritje prej 15 për qind të çmimit të bukës”. Bizneset janë gjithashtu të shqetësuar për çmimet më të larta të importit. Në qershor, Charles Robertson, ekonomisti kryesor i “Renaissance Capital” tha se rritja ekonomike do të jetë e ngadaltë, “në më të mirën dy deri në tre për qind këtë vit. Dhe popullsia po rritet [në normë] një deri në dy [për qind], kështu për kokë banori, kjo nuk është rritje e madhe”. “Këto janë kohë të vështira për turqit tani”, citohet të ketë thënë ai për Al Jazeera. Cilët hapa janë ndërmarrë? Në një përpjekje për të shmangur krizën, qeveria turke ka marrë disa masa gjatë ditëve të fundit. Të hënën, banka qendrore rriti likuiditetin e sektorit bankar. Ministria e industrisë njoftoi aktivizimin e 1.2 miliard dollarëve për prodhimin industrial turk, së bashku me disa masa të tjera të marra nga ministria e financave të martën. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, duke hedhur poshtë bazat ekonomike si shkak të dobësisë së lirës, ka thënë se Turqia ishte objektivi i një lufte ekonomike dhe ka bërë thirrje të përsëritura për turqit që të shesin dollarë dhe euro për të rritur monedhën kombëtare. Ai u ka bërë thirrje prodhuesve të mos nxitojnë për të blerë dollarë. Gjithashtu, të martën, Erdogan njoftoi se vendi i tij do të bojkotojë mallrat elektronike të SHBA-ve. “Bota e biznesit në Turqi paralajmëron se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme”, tha Sinem Koseoglu i Al Jazeera, duke raportuar nga Stambolli. “Një nga hapat që kërkohet nga tregjet ndërkombëtare është rritja e normave të interesit nga banka qendrore turke, por sipas shkollës së mendimit që përfaqëson Presidenti Erdogan dhe ekipi i tij ekonomik, kjo është e pamundur për Turqinë”. “Ata e shohin atë si një presion nga tregu ndërkombëtar dhe fuqitë e huaja në Turqi dhe ata nuk do të përkulen”, tha ajo. Si ndikohen tregjet ndërkombëtare? Dobësia e monedhës turke po fillon të ndikojë në ekonomitë e tjera të tregut në zhvillim. Të hënën, rupi indian pësoi rënien më të keqe njëditore – në më shumë se 1.5 për qind – duke arritur një rekord të ulët prej 69.9 rupi në 1 dollarë. Monedha u rimëkëmb pak të martën, përpara se të binte përsëri. Monedha e Indisë ka rënë rreth nëntë për qind këtë vit, mes çmimeve më të larta të naftës dhe një deficiti tregtar në zgjerim. “Një rupi në rënie ndihmon eksportet – gjëra të tilla si tekstilet dhe shërbimet e IT [teknologjisë së informacionit], por vendos çmimin e importeve të Indisë, sidomos të naftës, që nga ana tjetër çon në presion inflacionin dhe zgjeron deficitin tregtar të Indisë”, tha Andrew Thomas i Al Jazeera , duke raportuar nga qyteti verilindor i Guwahatit. Randi i Afrikës së Jugut gjithashtu ka marrë një goditje këtë javë si rezultat i zhvillimeve turke, duke rënë 10 për qind përpara se të stabilizohet të hënën – poshtë në një nivel dy-vjeçar kundrejt dollarit. Megjithatë, Banka qendrore e Afrikës së Jugut tha se nuk ishte ende gati për të ndërhyrë për të mbështetur monedhën. Çfarë pritet të ndodhë tani? Analistët kanë ngritur shqetësime për një përhapje më të gjerë që trondit tregjet globale. Njëri prej tyre thotë se Turqia do të duhet të rrisë normën e interesit me 750 pikë për të sjellë “situatën nën kontroll”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Promovohet libri i Galip Beqirit „Tërnoci nëpër valë kohe“ Dje në sallën e vogël, përplot të stërmbushur, të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, …