Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafi vendos flamurin kombëtar në godinën e Këshillit „Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit! Edhe sot si katër vite radhazi, nga pozita e kryetarit të këtij institucioni, vendosëm të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pavarësisht, përndjekjes së autoriteteve serbe e ndalimit me ligj. Nuk është zgjidhje vendosja e flamurit kombëtar krahas atij serb për një ditë si kompromis në heshtje i mos zhvillimit të procedurave të kundërvajtjes. E as vendosja, vetëm flamurit kombëtar për një ditë të vetme. Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare. Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare. Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime. Simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar! Janë ligjet diskriminuese ato që duhen ndryshuar! Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës! Gjithnjë, gjithmonë, përgjithmonë! Urime 28 nëntori – Dita e Flamurit!“ ka shkruar Ragmi Mustafi Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Krerët institucional të Luginës së Preshevës, sot iu drejtua zyrtarisht me shkresë shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës MEKANIZMA PËR MBËSHTETJE KONKRETE TË LUGINËS SË PRESHEVËS Në një iniciativë të përbashkët, në …