Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Faktori politik në komunën e Bujanocit është pro idesë së bashkimit me Kosovën, por kërkon që të bëhet kujdes me termat që përdor presidenti Hashim Thaçi. Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, thotë për Vizion Plus, se fati i Luginës duhet trajtuar si një, i pandarë – Bujanoci me Medvegjën – dhe kjo kërkesë i është paraqitur kreut të shtetit të Kosovës. Kamberi paralajmëron se nëse Prishtina do të ulet ne tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë shkëmbim të territorit duke marrë vetëm një pjesë të Luginës kjo do të ketë pasoja të rënda. Pasi Thaçi publikoi propozimin e tij për korrigjimin e kufijve duke bërë të qartë se në shtator do të shtrohet në tryezën e bisedimeve faktori shqiptar në luginën e Preshevës ka shpeshtuar kontaktet me Prishtinën. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot ka nisur asfaltimi i rrugës Breznicë-Muhoc Sot ka nisur asfaltimi i rrugës Breznicë-Muhoc, rrugë kjo e ineteresit shumë të madh …