Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para samitit të liderëve të Bashkimit Evropian me udhëheqësit politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur sot në Bërdo të Sllovenisë. Ai para gazetarëve tha se Kosova dhe Serbia duhet ta gjejnë një marrëveshje. “Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë dhe ne kemi nevojë për një marrëveshje”, tha Kurti, duke theksuar se “fondet evropiane nuk shkojnë pa vlerat evropiane”. Kurti po ashtu theksoi se kanë kaluar tri vjet prej kur Komisioni Evropian rekomandoi për herë të dytë liberalizimin e vizave për Kosovën. “Është një padrejtësi e madhe dhe mungesë e trajtimit të drejtë të qytetarëve që kjo nuk ka ndodhur ende”, tha kryeministri. Ai po ashtu kujtoi se pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa shprehu shpresën se ata do të bëjnë këtë së shpejti. “Shpresoj që së shpejti ato 5 vende do t’i bashkohen vendeve që na kanë njohur”, u shpreh Kurti. Bashkimi Evropian po përballet me një krizë besimi në Ballkanin Perëndimor pas mospërmbushjes së premtimeve të përsëritura për anëtarësim ndaj të tjerëve dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Udhëheqësit do të takohen sot në Slloveni në samitin BE-Ballkani Perëndimor për të diskutuar të ardhmen evropiane të gjashtë vendeve të këtij rajoni. Brukseli është i vendosur të ri-angazhohet për zgjerim, por, deri më tani, pa afate të qarta. Sipas ish-ministres së Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiq, tensionet e fundit në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë i kanë rrënjët në neglizhencën e BE-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kurti : kërkon që të shpallet edhe “Republika e Tretë” Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar sot për 28 vjetorin e kur …