Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kreu i Vetëvendsojes, Albin Kurti hapi fjalimin e tij në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ duke falenderuar të gjithë ata që sipas tij i kanë rezistuar përpjekjes së Serbisë për ndarje të Kosovës. Në prani të presidentit Hashim Thaci që ishte ideator për korrigjim të kufijve, Kurti tha se tash ka arsye për gëzim mirëpo jo për festë. “Projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës për ndarje të Kosovës ka dështuar ndonëse ideja nuk ka vdekur. Projekti në Serbi është quajtur kufiizim me shqiptarët për kufizim, ndërkaq në Kosovë është gjuajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm. Mund të themi që kemi arsye për gëzim por jo edhe festë”, deklaroi ai. Ai ka përmendur edhe letrën që dy vite më parë, më 6 korrik, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ia kishte dërguar përfaqësueses së BE’së Federica Mogherinit. Kurti ka lexuar edhe letrën që ish’kryenegociatorja Tahiri i ka dërguar Mogherinit, derisa ka thënë se sa i përket bashkimit me Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin, se pengesa për këtë është në Beograd. “Është Vuciqi ai që i diskriminon shqiptarët, e jo Prishtina ajo që po e ndaloka bashkimin me këto komuna”, shtoi tutje Kurti. Sipas Kurtit, duhet të bëhet fillimisht antarësimi në OKB, të njihet Kosova e Serbia, e pastaj mund të flitet për korrigjim “Na thanë le të bëhet demarkacioni bëhet liberalizimi, e bëm atë edhe liberalizimi nuk është askund”, deklaroi i pari i Vetëvendsojes. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Vuçiq po përdorë metoda të ndryshme për të kontrolluar të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe ata joshqiptarë në Kosovës Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Aleksandar Vuçiq po …