Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk bënë të kryhen pazare për korrigjimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij nuk bënë të jepet veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës. Ai ka thënë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të mbështeten pa kursim. “Ne e kemi thënë qëndrimin tonë edhe në Kuvend edhe në deklaratat dhe qëndrimet e lëvizjes, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit e kanë thënë fjalën e tyre në referendumin e vitit 1992. Shteti i Kosovës dhe qeveria duhet ta konsiderojnë këtë referendum, mirëpo në qeverisje dashuria matet me buxhet. Presheva, Medvegja e Bujanoci janë me popullsi shqiptare autoktone dhe duhet ti mbështesim pa kursim në mënyrë që të realizohet referendumi i vitit 1992”, ka thënë Kurti, shkruan Telegrafi. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Kurti ka thënë se deklaratat e presidentit Thaçi për korrigjim të kufirit janë përbrenda logjikës së Demarkacionit. “Korrigjimi i kufirit është çështje minore, nuk zgjidhet problemi i Kosovës lindore me logjikën e demarkacionit. Presidenti më shumë po e jep veriun në ndërkohë që nuk po e merr luginën, kjo është shumë e dëmshme “, u shpreh Kurti. Ai shtoi se sipas informacioneve që ka në Bujanoc është rritur prania e xhandarmërisë serbe në Preshevë. Kurti këto komente i bëri në hapje të ceremonisë së pritjes së bashkatdhetarëve në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafa: Nuk e nënvlerësojmë Kurtin, preferoj front të përbashkët për t’ia ndaluar PAN-it vazhdimin e shkatërrimi të shtetit Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se i mbetet besnik idesë dhe përkushtimit …