Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dy ditë pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, zyrat e kësaj partie i ka vizituar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett. Në një njoftim të lëshuar nga zyra për media e LDK-së, thuhet që temë diskutimi e këtij takimi ka qenë procesi i brendshëm zgjedhor në LDK, zgjedhjet e parakohshme, tema e sundimit të ligjit dhe dialogu me Serbinë. “Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Kosnett për ecurinë e procesit zgjedhor të LDK-së dhe theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme sa më parë. LDK-ja ka përgatitur programin qeverisës për qeverinë e re ku prioritet do të jenë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmbyllja e dialogut me Serbinë, përshpejtimi i proceseve integruese në strukturat euroatlantike, zhbllokimi i potencialit ekonomik përmes përkrahjes së sektorit privat, etj.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja. Ndëkohë Kosnett ka folur edhe për rikthim në dialogun me Serbinë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit. “Ambasadori Kosnett theksoi se është e rëndësishme që Kosova të ruajë fokusin e vet në fuqizimin e sundimit të ligjit, kthimit në tryezën e bisedimeve me Serbinë, për të arritur normalizim dhe për të krijuar mundësi të cilat lejojnë qytetarëve të Kosovës të kontribuojnë në prosperitetin e Kosovës”, vazhdon njoftimi. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Agim Veliu, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Vlora Dumoshi dhe Besian Mustafa. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pas grabitjes spektakolare mbi 10 milionë eurove dje pasdite në Aeroportin e Rinasit reagon ‘Austrian Airlines’ Pas grabitjes së mbi 10 milionë eurove dje pasdite në Aeroportin e Rinasit, vjen …