Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deklarata e presidentit, Hashim Thaçi se bashkimi i Mitrovicës është proces i pandalshëm, ka ngjallur reagimin e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq i cili e quajti këtë deklaratë si sulmin më të ri ndaj paqës në Kosovë. Rakiq, përmes një deklarate, thotë se në emër të popullit serb e porositë Thaçin, se serbët kurrë nuk do të lejojnë bashkimin e jugut dhe veriut të Mitrovicës, pasi siç thotë, kjo do të ishte një “parakusht për pastrim etnik nga qyteti i vetëm në të cilin serbët i shpëtuan pastrimit etnik në vitin 1999”. Ai thotë se serbët janë gjithnjë e më të përkushtuar ndaj paqes, bashkëjetesës me të gjithë dhe se këtë e kanë dëshmuar duke ruajtur karakterin shumë etnik të qytetit në të cilin bashkë me serbët jetojnë boshnjakët, shqiptarët, romët, goranët, turqit dhe egjiptianët, transmeton “Rel”. “Me punë dhe jo me fjalë kemi treguar se si duhet të respektohet diversiteti, por deklaratat që bëhen nga Thaçi, po përpiqen ta trembin popullin serb në këtë rajon dhe të njëjtat i kundërshtojmë me neveri” thekson në deklaratë, kreu i Listës Serbe Goran Rakiq, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkimi i qytetit të Mitrovicës, është proces i pandalshëm. Ai të marten, priti kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiti, i cili ia dorëzoi Thaçit një peticion me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë bashkimin e qytetit të Mitrovicës. Presidenti Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se për bashkimin e qytetit të Mitrovicës tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Këshillit Kombëtar Shqiptar ju fton në hapjen e evenimentit “JAVA E FILMIT TË KOSOVËS” FTESË! Ftoheni në hapjen e evenimentit “JAVA E FILMIT TË KOSOVËS” që do të …