Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka ndarë 3 milionë euro mbështetje financiare për studentët për vitin akademik 2023/2024. Sipas njoftimit në Facebook të MASHTI-it, thuhet se bursat do të jenë në 5 skema të ndryshme për studentët e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës. Tutje, ministria ka bërë të ditur se bursat do të ndahen në këto kategori: “1.-Njëmijë bursa për njëmijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve. 2.-100 bursa nga njëmijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor. 3.-Nga njëmijë euro për studentët e nivelit Bachelor dhe Master me notë mesatare 9. 4.-Nga njëmijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master. 5.- 20 bursa nga shtatëmijë euro për studentët që studiojnë në top universitetet më të mira botërore në nivelin master”, thuhet në njoftimin e MASHT-it. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
I reziston plumbave të kallashit, dinamitit e granatave, ’BMW’ prezanton automjetin më të sigurt në histori BMW hodhi në treg automjetin e parë të blinduar në vitin 1978 me modelin …