Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti Hashim Thaçi nuk është krejtësisht i vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve. Njëjtë si ai mendon edhe Lëvizja për Bashkim, parti kjo jashtëparlamentare. Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, tha se LB-ja për shumë vitet ka kërkuar që të ketë reciprocitet dhe të shkojë deri në ridefinim të kufijve në mënyrë që të zgjidhet përfundimisht çështja shqiptaro-serbe. Sipas tij përmes një marrëveshje të re, Kosova do të krijojë hapësirë për të ndryshuar edhe kushtetutën e saj. “Në këtë kushtetutë kanë të drejtë vetoja pakicat, sidomos pakica serbe, në funksionimin e sistemit”, tha ai në RTK. Murati bëri me dije se nga viti 2008 kanë mbrojtur qëndrimin për ridefinim. “Ne kemi prezantuar edhe platformën për atë çështje. Këtë platformë i kemi pasur prezantuar edhe Thaçit, që në atë kosh ishte kryeministër”, tha ai. Murati tha se kundërshtimet kanë ardhur për shkak të idesë që ka ardhur nga presidenti. Ai tha motorët për të zgjidhur problemet është SHBA-ja. Për të parin e LB-së, krijimi i pushtetit të tretë në Kosovë nuk do të ishte e mirë. Samiti i Berlinit që u mbajt ditë më parë, sipas Muratit nuk e ka varrosur idenë e korrigjimit. Ai tha se është turp i madh që dikush thotë se u varros që Lugina t’i Bashkohet Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Punëtorët e Apple arrestohen me urdhër të kompanisë! Apple ua ka tërhequr vërejtjen punonjësve të saj që të ndalojnë së bëri publike …