Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa sot në ditën ndërkombtare për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar nga qeveria e Serbis zbatimin e marrveshjes të “Planit 7 pikësh” ku parashihet edhe ndërtimi i një spitali për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Madje kryetari Mustafa ka ftuar Qeverinë e Republikës së Serbisë të zbatojë këtë marrëveshje e ndërtoj spitalin e nevojshëm e të domosdoshëm edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Ky është shkrimi i plot i kryetarit Mustafa:
Sot shënohet Dita e të Drejtave të Njeriut – dita kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi, në 1948, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.
Ky dokument historik që shpall të drejtat e patjetërsueshme për të cilat të gjithë kanë të drejtë si qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, seksi, gjuha, mendimi politik ose mendimi tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, prona, lindja apo statusi tjetër.
Përhapja e koronavirusit edhe në Luginën e Preshevës ka pasqyruar se Serbia shtetërore nuk ka krijuar mundësi të barabarta për të gjithë.
Gjithashtu, jo gjithë profesionistët, kanë guximin të adresojnë dështimet e ekspozuara nga COVID-19 në sistemin e brishtë të mbrojtjes shëndetësore dhe të zbatojmë standardet e të drejtave të njeriut për të trajtuar pabarazitë e rrënjosura e sistematike, përjashtimin dhe diskriminimin ndër gjenerata.
Të Drejtat e Njeriut duhet të jenë epiqendër e reflektimit, gjatë e pas krizës me COVID-19, që ka thelluar varfërinë, rrit pabarazitë dhe ka rrënjosur diskriminimin strukturor.
Barazia dhe mos-diskriminimi janë kërkesat thelbësore edhe për të ardhmen post-COVID.
Përveç që duhet të angazhohemi dhe mbrojmë të drejtat themelore, ekonomike, sociale dhe kulturore. Duhet të kërkojmë edhe të drejtën për mbrojtje shëndetësore që buron edhe nga “Planin 7 pikësh”(2013) të aprovuar nga vetë Qeveria e Serbisë.
Andaj ftojë Qeverinë e Republikës së Serbisë të zbatojë këtë marrëveshje e ndërtoj spitalin e nevojshëm e të domosdoshëm edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Shëndeti është e drejtë themelore e njeriut që nënkupton Serbia duhet të sigurojë qasje në kujdesin shëndetësor në kohë, të pranueshëm dhe të përballueshëm me cilësi të përshtatshme për të gjithë.
Shteti është i obliguar të realizojë shpërndarjen, sigurimin e burimeve dhe shërbimeve shëndetësore. Lugina kërkon që të gëzojë të drejtën për shëndet edhe si masë kundër diskriminimit dhe pabarazisë edhe si masë për të mundësuar qasje në përkujdesjen shëndetësore.