Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ka nisur sërish grumbullimi i protestuesve në tri komunat në veri të Kosovës, atë në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq. Sot është dita e tretë e protestave, pas grumbullimit të serbëve të premten dhe të hënën. Pranë ndërtesave të Komunave në Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ka prani të pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit. Ndryshe, të hënën pas protestave të dhunshme u lënduan 25 pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa u dëmtuan dhe u dogjën edhe vetura të mediave në Kosovë. Senatori amerikan, Ritchie Torres theksoi sot se SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën, gjersa Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën e përdorur nga protestuesit të hënën. Borrell e ka quajtur të papranueshëm dhunën ndaj KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafa: Serbia të ndjek shembullin e Malit të zi mbi përdorimin e simboleve kombëtare për pakica Në një bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e …