Këshilli Qendrorë i Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur më, 29.09.2018, shqyrtoi aktualitetin politik në Luginë të Preshevës dhe regjion si dhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 4 nëntor 2018

Pas përfundimit të kësaj mbledhje Partia Demokratike Shqiptare lëshon këtë:

Komunikatë

PDSH shpreh shqetësim të thellë për veprimet dhe mungesën e unitetit të subjekteve politike shqiptare në Republikën e Kosovës në kuadër të dialogut për normalizimin e marëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

PDSH mbështet fuqishëm verdiktin e popullit shqiptar në Luginë të Preshevës të shprehur në referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, në të cilin qytetarët e këtij rajoni u shprehën për bashkangjitje me Kosovë e që në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është moment historik që ky verdikt i popullit të jetësohet.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

PDSH konstaton se situata politike në Luginë të Preshëvs e veçanërisht në Komunën e Preshevës është rënduar në të gjitha segmentet e shoqërisë, si rezultat i qeverisjes fragjile të mbështetur me politika imponuese të Beogradit.

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar të shpallura për datë 04 nëntor 2018, shqiptarët e Luginës së Preshevës i gjejnë si popullin më të diskriminuar në Evropë nga qeveria e Serbisë, e cila nuk arriti edhe në përfundim të legjislaturës së dytë të këtij organi të përmbushë asnjë obligim ndaj kërkesave të shqiptarëve.

Këshilli Qendrorë i PDSH-së,duke marrë parasysh tendencat dhe paralajmërimet që po jepen nga subjektet e reja politike të mbështetura nga Beogradi zyrtar që në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptar do të jenë “pragmatik” në ndryshimin e simbolit kombëtar, përkthimin e teksteve serbe për nxënësit shqiptar, në të cilat do të mësonin se “të parët tanë janë sllavët”, vendosi me shumicë votash që të marr pjesë në zgjedhjet e 04 nëntorit 2018 dhe të jetë pjesmarrës në Këshillin Kombëtar Shqiptar, me qëllim të mbrojtjes dhe mos lejimit të implemtimit të politikave serbe edhe përmes këtij organi deri në momentin e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme