Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, ka shpallur fitoren në garën për president të Maqedonisë së Veriut. Ai madje në një konferencë për medie i është falënderuar qytetarëve edhe në gjuhën shqipe. Sipas tij, sot kanë fituar qytetarët, pa dallim të nacionalitetit apo fesë. Pas numrimit të më shumë se 90 për qind të votave, kandidati i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Stevo Pendarovsk ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë atij në zgjedhjet për president. Ai ka thënë se do tu shërbej me përkushtim të gjithë qytetarëve. “Populli im, faleminderit. Ju falënderohem gjithëve maqedonas, shqiptarë, serb, boshnjak, turq dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe tha bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do tu shërbej me përkushtim të gjithëve”, tha ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjermania edhe zyrtarisht kërkon infermierë nga Kosova e Shqipëria Ministri federal i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn nga CDU-ja, dëshiron të rekrutojë specialistë …