Pjesëtarët e protestave të qytetarëve të cilat tashmë tri javë po mbahen në Beograd, po kërkojnë nga opozita t’i braktisin institucionet dhe luftën kundër pushtetit ta vazhdojnë nëpër rrugë.

Flamuj serbë, rusë dhe të LGBT në një vend. I ka bashkuar protesta qytetare. Ata të bashkuar kërkojnë që të zbulohen vrasësit e Oliver Ivanoviqit, që organizatorët e protestës të jenë prezentë pesë minuta në Lajmet e RTS… Kërkesa nga pushteti janë shumë, në mes tyre është edhe një për opozitën.

“Lusim opozitën, pasi jemi gjithnjë e më shumë, duheni të dilni nga të gjitha ndërtesat e tyre, duhet të jemi të gjithë nëpër rrugë dhe duhet ta anulojmë bindjen ndaj tyre, sepse ata nuk janë normalë”, ka porositur njëri nga organizatorët e protestës, aktori Branislav Trifunoviq.

Institucionet në të cilat gjendet opozita gjenden në kuvend. A do ta braktisin? Lideri i “Dveri-t” Boshko Obradoviq është i bindur se gjërat po zhvillohen në këtë drejtim. Ai ka lajmëruar se tashmë asamblistët e opozitës i kanë braktisur seancat e rëndësishme mbi buxhetin në Zajeçar, Uzhice, Nish dhe në Çaçak.

Nikolla Jovanoviq nga Partia Popullore përkujton se asamblistët e opozitës tashëm e kanë braktisur kuvendin e qytetit në Beograd.

“Këtë e ka bërë së pari Lidhja për Serbinë, duke përfshirë edhe Partinë Popullore, e më pas edhe Lëvizja e Qytetarëve të Lirë. Ne nuk do të kthehemi derisa vazhdojnë protestat e qytetarëve, gjegjësisht derisa ato nuk përfundojnë në mënyrë të kënaqshme për qytetarët e Beogradit dhe Serbisë”, ka porositur ai.

Protestat e ardhshme janë paralajmëruar për të shtunën e ardhshme më 29 dhjetor, kur janë paralajmëruar tubimet e reja në qendër të Beogradit.gazeta expres

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme