Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dje dhe sot, aktivistët e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik zhvilluan një aktivitet, me të cilin së bashku me qytetarët e komunës së Preshevës rikujtuan të ashtuquajturën “Kontratë të APN dhe Shqiprim Arifit me qytetarët”, të cilën Forumi Rinor i PVD e quajti KONTRATA E ALTERNATIVËS PËR DËSHTIM ME QYTETARËT. 30 zotimet e Shqiprim Arifit dhe të APN, Forumi Rinor i emërtoi si 30 GËNJESHTRAT. Përmes kësaj të ashtuquajture kontratë me qytetarët, APN dhe Shqiprim Arifi erdhën në pushtet duke rradhitur në të disa premtime, e që Forumi Rinor i PVD i quajti mashtrime për zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës, sjellje të shumë investitorëve të huaj dhe hapje të fabrikave, furnizim me ujë 24 orë, rikthimin e Gjykatës, hapjen e kufirit e shumë premtime tjera me të cilat ky subjekt e në veçanti Shqiprim Arifi luajti me ndjenjat e qytetarëve të komunës së Preshevës. Në shtandin e vendosur te tregu i gjelbër, pikërisht nga vendi ku Shqiprim Arifi bëri mashtrimet e tij, Forumi Rinor i PVD iu shpërndau pamfletin ku shihet se në 30 zotimet e paraqitura nga Shqiprim Arifi nuk kishte asgjë tjetër pos mashtrim të qëllimshëm, dështim e shkatërrim në të gjitha zotimet e tij. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vrau 50 persona në Zelandë të Re, terroristi ankohet se nuk ka telefon në burg Terroristi Brenton Tarrant, njeriu që vrau gjakftohtësisht 50 besimtarë në dy xhami në Christchurch …