Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Partia për Veprim Demokratik, nëpërmjet një shkrimi në faqen zyrtare, ka dënuar veprimet e policisë lokale të Medvegjës, nga ku ka mbetë i plagosur rëndë, i riu shqiptar Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës. “Të indinjuar me rastin e paprecedent të ndodhur dje në Medvegjë, nga ku ka mbetë i plagosur rëndë i riu shqiptar Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës, Partia për Veprim Demokratik, dënon ashpër veprimet e policisë lokale të Medvegjës” – thuhet në reagimin e PVD-së. Kjo parti politike, ka kërkuar hetim të plotë në zbardhjen e ngjarjes së djeshme, ku Milazimi është plagosur në pronën familjare. “Duke ditur se prona është e shenjtë, dhe ngjarja ka ndodh në pronën private të familjes Murati, atëherë, kërkojmë hetim të plotë nga organet kompetente në zbardhjen e ngjarjes së djeshme. Njëkohësisht, Milazimit i urojmë shërim të shpejt nga plagët e marra dhe kthimin në familje” – thuhet në reagimin e PVD-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Google ka larguar një nga pjesët më të rëndësishme të platformës së saj të kërkimit. (FOTOGRAFIT) Google ka larguar një nga pjesët më të rëndësishme të platformës së saj të …