Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Partia për Veprim Demokratik, e prirë nga Shaip Kamberi ka filluarë fushatën për zgjedhjet e 4 nëntorit për KKSH që në krye të Listës së kësaj partie për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar ka nxjerr një emër shumë të përfolur, një figurë karizmatike dhe një personalitet të dashur për të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, e ky është, kush tjetër pos Ragmi Mustafës. Nuk e kanë vështirë njerëzit të mos e njohin Ragmi Mustafën, njeriun, i cili që na orët e para të demokracisë pluraliste, u vu në ballë të avangardës rinore, duke u bërë një zë i fuqishëm i protestave popullore për të drejtat legjitime të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe duke ecur rrugës së drejtë të partisë sëtij PVD, për të realizuar ëndrrat shekullore të shqiptarëve tëkësaj Lugine. Në kohën e vllimeve të mëdha politike, kur mbi shpinën e njeriut të vogël të provincës, rëndojnë probleme të papërballueshme, duke u munduar që shpirtin e tij të pastër ta zhveshin nga vlerat njerëzore, kombëtare e indentitare, shpërthen zëri i njërit nga kandidatët te mundshëm për kryetar të KKSH-së, Ragmi Mustafa, i cili nuk ka humbur durimin dhe shpresat, se nga ky organ i lart politik dhe juridik të realizoj aspiratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ragmi Mustafa, thotë se “Këshillin Kombëtar Shqiptar si institucion kredibil e legjitim ta kthejmë në një institucion të aftë që të bëhet udhërrëfyesi, jo vetëm moral e politik por edhe profesional, për ta zhvilluar Luginën e Preshevës në përshtatje me ambicien legjitime të shqiptarëve”. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. -Për mua ashtu siç besoj për gjithë anëtarët, simpatizantët e PVD-së e fundja gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës janë frymëzim liria, barazia, drejtësia, historia, identiteti, flamuri, gjuha e mbi të gjitha forca që ka mbajtur shqiptarët të gjallë veprimi. Ne duhet të kërkojmë frymëzimin, në lirinë individuale e kolektive të çdo shqiptari në Luginën e Preshevës. Në të drejtat tona kombëtare. Në gjendjen e shkollave shqipe, në nxënësit e mungesën e teksteve dhe librave shkollorë, në cilësinë dhe përgatitjen e mësimdhënësve, në mos njohjen e diplomave, në nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe nga institucionet, në të gjithë ata që hasin në pengesa të përdorimit të shqipes. Në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës sonë kombëtare. E mbi të gjitha në ruajtjen dhe avancimit e asaj se çfarë jemi. Në të vërtetën. Ai para se të kërkojë përkrahjen e gjithësecilit , ka një mesazh falënderues ndaj çdonjërit: Ju faleminderit bashkë partiak të mi që më dhatë mbështetjen e pa rezervë të jem pjesë e Kuvendit Komunal në Bujanoc duke më inkurajuar të e mbroj mendimin tim, që të bardhës të i them gjithmonë e bardh pavarësisht lëvdatave, e të zezës të zezë pavarësisht të sharave. Ju faleminderit të gjithë Juve, bashkëqytetar e bashkëvendas, që në kohen e organizimit të protestave të shumta për kërkesat tona legjitime, ishin gjithmonë pranë. Ju faleminderit bashkëmoshatar të mi, që atëherë kur mendova që mund të Ju përfaqësoj si Kryetar i Forumit Rinor, Ju ishit ata që me përkrahët dhe me dhatë mbështetjen për te i’a dal të bëhem zëri i secilit te ri e të vendosemi në raporte partneriteti e jo inferioriteti me politikën. Dua që çdo herë bashkëkombësit e mi, bashkëqytetarët e mi të i gëzojnë të drejtat që i takojnë me të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare. Dua që Lugina të jetë gjithmonë sa te ekzistoje Shqiptare dhe asgjë më pak. Ju zotohem secilit veç e veç se për një gjë të tillë do te angazhohem nga çdo pozitë që do gjendem në jetë, deri sa secili shqiptar i Luginës të gëzoj çdo të drejt sikur do duhej të e gëzonte çdo qytetar i botës. Krejt në fund ju ftoj që të “Votoni numrin 3, Partinë për Veprim Demokratik – Shaip Kamberin. Për të pasur një përfaqësim më profesional e të sinqertë, më dinjitet e integritet e mbi gjitha njerëz që ia kanë kushtuar tërë veprimtarinë e tyre përpjekjeve të shqiptarëve për të realizuar kërkesat tyre legjitime si e vetmja rrugë për t`u përballur me diskriminimin që ushtrohet ndaj shqiptarëve të Luginës./wikiliks.org shihë fotot nga tubimi i parë promovues i Partisë për Veprim Demokratik PVD Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kurti do të takohet me Vuçiqin në Slloveni, në praninë e Merkelit dhe Macronit Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të takohet në …