Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR KËRKESË MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME TË KOSOVËS PËR PËRJASHTIMIN E LUGINËS SË PRESHEVËS NGA MASAT TJERA SHTESË NDAJ SERBISË. Pas paralajmërimit se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, ministri i punëve të brendshme Ekrem Mustafa do të propozojë si pikë të rendit të ditës vendimin për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë për targat dhe patentë-shoferët. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, iu ka drejtuar me shkresë /kërkesë Ministrit Ekrem Mustafa që në një rast të tillë të mos përfshihen edhe qytetarët e Luginës së Preshevës. “KKSH përshëndet vendimet e Qeverisë së Kosovës që e fuqizon shtetësinë e Kosovës” është nënvizuar në shkresë Por, “duke qenë se autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë vazhdojnë diskriminimin mbi baza etnike ndaj shqiptarëve në Serbi; mbështetja e Qeverive të Republikës së Kosovës mbetet jetike për ruajtjen e substancës së tyre kombëtare, sidomos në Luginën e Preshevës” thuhet në shkresë. “Masat të cilat pretendohen të ndërmerren duhet shtuar kujdesin në raport me qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Masat e tilla godasin qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës,e që do të shprehej si një diskriminim i dyfishtë ndaj shqiptarëve të këtyre trevave ” përfundon shkresa. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ambasadori i Zvicrës pozicionohet kundër ndryshimit të kufijve Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka folur sot për dialogun në mes …