Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Senati rumun sot votoi me 95 vota në favor të ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili edhe përshëndeti këtë vendim me një fjalë rasti. “Edhe njëherë, Rumania e demonstroi përkushtimin e vet, miqësinë dhe mbështetjen ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e përcaktimit të vet euroatlantik, duke mundësuar një koherencë dhe ardhmëri të përbashkët. Më lejoni që sinqerisht të falënderoj në emrin tim personal, në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të qytetarëve tanë, është nder që jeni miqtë dhe partnerët tanë të vërtetë”, deklaroi Xhaferi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shqiptarët në Luginë të Preshevës kërkojnë të drejta të njëjta me ato të serbëve të Kosovës Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të tri komunave në jug të Serbisë, Preshevë, Bujanoc dhe …