Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, gjatë fjalës së tij në seancën e rregullt plenare në Kuvendin e Kosovës, ka akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcën, se ka qenë pjesë e SHIK-ut në vitin 2000-2001 dhe se atë e ka rekrutuar, Fadil Lepaja. Opinionisti Fadil Lepaja ka reaguar përmes rrjetit të tij social Facebook, duke e mohuar se ka qenë pjesëtar e bashkëpunëtor, i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK). Ai shprehu keqardhje që emri i tij u keqpërdor në debate, për të cilat siç tha ai nuk ka interes të përfshihet. “Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj “çështjeje: Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bashkëpunëtor, me vetëdije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem “, ka shkruar në Facebook, Fadil Lepaja. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Messi, lojtari i vitit 2019 Çmimi “The Best”, si lojtari më i mirë tek meshkujt u shpall Lionel Mesi. …