– Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri si dhe kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa po marin pjesë në konferencën “Lugina e Preshevës dhe Perspektiva e saj” të organizuar nga SHKMT “Jehona” nga Tërnovci i madh me seli në Zvicër.
– Qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Diasporë po shfaqin interesimin e tyre për të ardhmen e Luginës së Preshevës të cilët sot edhe e patën rastin të njoftohen për së afërmi me proceset nëpër të cilat po kalon Lugina e Preshevës.
– Interesimi i Diasporës dhe vullneti i tyre për t’i kontribuar zhvillimeve në të ardhmen nuk ka munguar asnjëherë.