Sfidat e identitetit kombëtar tek të rinjtë shqiptarë në Luginë të Preshevës” ishte tema e tryezës së sotme me panelistët: Bekim Baliqi- profesor në Universitetin e Prishtinës, Belgzim Kamberi, kryetar i këshillit për të drejtat e njeriut dhe Ragmi Mustafi- ishkryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, deputeti Shaip Kamberi dhe kryetari i kuvendit komunal Enver Ramadani të cilët na nderuan me pjesëmarrje në këtë tryezë me të cilën edhe përmbyllëm me sukses projektin tonë. Të pranishmit fillimisht patën rastin të shohin reportazhin e përgaditur me temë “Sfidat e identitetit kombëtar tek të rinjët shqiptarë” ndërsa mëpas panelistët zhvilluan një ligjeratë mjaftë të rëndësishme sa i përket kësaj teme ku një numër i të rinjëve prezent patën rastin të fitojnë njohuri nga afër rreth çështjes së Identitetit Kombëtar. Projekti në fjalë u realizua falë mbështetjes financiare nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që ne si ekip u jemi mirënjohës dhe falënderues që na u është mundësuar realizimi i një projekti të rëndësisë së veçantë Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjakovari përmbledh në një libër krimet që kanë kryer serbët në këtë qytet Një gjakovar ka përmbledhur në 1300 faqe të një libri dëshmi për krimet që …