Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është gëzuar sot miratimit të tri projektligjeve që i hapën rrugën formimit të Ushtrisë së Kosovës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se është duke e nderuar atdheun dhe se është gjithmonë në shërbim të qytetarëve. “Gjithmonë duke nderuar atdheun dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Bijat dhe bijtë më të mirë të vendit, ushtarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi. Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar tri projektligjet që i hapin rrugë formimit të Ushtrisë. Një gjë të tillë e ka kundërshtuar vetëm Lista Serbe, që ka dalur nga seanca. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Projektligji i parë për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar me 101 vota për dhe asnjë kundër. Projektligji për FSK-në gjithashtu u miratua në lexim të parë me asnjë votë kundër, dhe me 98 deputetë që votuan pro. Kurse me 96 vota për, është miratuar edhe Projektligji për Shërbim në FSK. Me miratimin e këtyre tri ligjeve, Kuvendi ka dhënë dritën e gjelbër për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Bujanocit ndihmon 67 familje me asistenc sociale Qendra për punë sociale në Komunën e Bujanocit kishte bër kërkes tek kryetari Komunës …