Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mbrëmë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti mbështet presidentin Hashim Thaçi që të udhëheq dialogun që zhvillohet në Bruksel me palën serbe. Haziri theksoi se LDK parimisht nuk është kundër Thaçit, ndonëse janë deputetë nga partia që e kundërshtojnë, shkruan Indeksonline. Mirëpo, këtë deklaratë të Hazirit e ka kundërshtuar bashkëpartiaku i tij, sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri. Reklamë Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron, pasi LDK vazhdon të jetë kundër udhëheqjes së dialogut nga Thaçi. “Nuk po dua të komentoj deklaratën e Hazirit, por vetëm të them një gjë, nuk ka asnjë qëndrim tjetër të LDK-së karshi dialogut dhe udhëheqjes së tij nga Hashim Thaçi. Qëndrimi që ka qenë, i tillë mbetet dhe dua t’ua rikujtoj të gjithë atyre që nuk e dinë se LDK e ka dhënë një deklaratë, kryesia e LDK-së më 31 gusht të vitit të kaluar e ka thënë qartë qëndrimin rreth reformës dhe asaj se çka mendon për udhëheqjen e bisedimeve nga ana e Thaçit”, ka thënë Beqiri. Sipas tij, nuk qëndron deklarata e Hazirit, në kuptimin që LDK vazhdon të mbaj qëndrimin që kishte dikur se nuk e ka përkrahur dhe as nuk do ta përkrah Thaçin. “Ky është qëndrim zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe cilindo qëndrim që ne të tjerët mund ta themi ndryshe është qëndrim personal, e jo i kryesisë së LDK-së. Këtë e kam thënë edhe më herët dhe vazhdoj ta them se qëndrimi i kryesisë së LDK-së është kundër dhe është i formësuar para afërsisht 1 viti, pra nuk ka ndryshuar. Unë mendoj se ky qëndrim edhe nuk duhet të ndryshohet por të mbetet i tillë si ka qenë, pasi nuk është krijuar asnjë rrethanë apo arsye e re që LDK-në do ta bënte jo të ndryshoj, por as të mendoj rreth qëndrimit të mëhershëm”, ka theksuar Beqiri. Kujtojmë se partitë opozitare në Kosovë janë deklaruar kundër udhëheqjes së dialogut me Serbinë nga presidenti Hashim Thaçi, duke kërkuar madje që Kuvendi t’i vë vija të kuqe atij. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Reagon Fadil Lepaja: Nuk kam qenë pjesëtar e as bashkëpunëtor i SHIK-ut Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, gjatë fjalës së tij në seancën e …