Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se qëllimi i institucioneve të Kosovës është që në përfundim të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kjo e fundit ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Ai pas homazheve te varri i veprimtarit Adem Demaçi tha po ashtu se institucionet e Kosovës synojnë që në fund të procesit të dialogut Kosova të anëtarësohet në OKB. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. “Qëllimi jonë është njohja formale e shtetit të Kosovës nga Serbia në fund të procesit të dialogut si dhe Kosova të anëtarësohet në OKB”, tha Thaçi. Presidenti tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë me përkushtim të madh në mënyrë që me konsensus sa më të madh të vazhdohet dialogu me Serbinë, me mbështetjen e SHBA-së. Ai nuk komentoi zërat për ndarje të Kosovës, duke thënë se janë ‘fake news’. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kuvendi Komunal i Bujanocit të hënën, do të mbajë seancën I për vitin 2023 Kuvendi Komunal i Bujanocit të hënën më 23.03.2023, do të mbajë seancën I për …