Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në “Dialogun Strategjik për Ballkanin Perëndimor – takimi i liderëve”, të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Gjenevë të Zvicrës, ku ka folur rreth nevojës për të arritur stabilitet politik, duke e vlerësuar këtë edhe si “çelës” për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Ai tha se po punohet për arritjen e një marrëveshjeje paqësore me Serbinë, përmes dialogut në Bruksel.

“Stabiliteti politik prodhon edhe zhvillim ekonomik, prandaj edhe ne po punojmë për arritjen e një marrëveshjeje ndërshtetërore që stabilizon tërë rajonin tonë”, u shpreh kreu i vendit.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Thaçi tha se është avantazh që të dyja palët janë në favor të arritjes së kësaj marrëveshjeje dhe e tërë bashkësia ndërkombëtare, SHBA-ja dhe BE-ja, e përkrahin arritjen e saj.

“Nuk duhet të paragjykohet rezultati, por të gjithë duhet të jemi unikë në përkrahje të procesit të dialogut Kosovë – Serbi”, u shpreh presidenti Thaçi.

Pjesëmarrësit në këtë takim të mbyllur i përkrahën përpjekjet për të ndërtuar stabilitet politik në Ballkanin Perëndimor, si parakusht edhe për zhvillim, tërheqje të investimeve të huaja dhe rritje ekonomike.

Më shumë artikuj të ngjashëm