Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel për mosndryshimin e kufijve në Ballkan, deklaroi se Gjermania tashmë na ka bllokuar me njohjen e Kosovës si shtet të pavarur në tërësinë territoriale të saj. “Çka do të thotë se çfarë ka deklaruar Merkeli? Ajo çfarë ka thënë do të thotë se ajo tashmë na ka bllokuar që me njohjen e Kosovës si shtet të pavarur në tërësinë territoriale të saj”, deklaroi Vuçiq për mediat serbe me rastin e vizitës së tij në Institutin Ushtarak të Serbisë. “Ata që shpresojnë në deklaratën e saj duhet ta dinë se për Merkelin, si dhe për të gjithë botën perëndimore, me pak përjashtime, Kosova është e pavarur si një territor gjithëpërfshirës, sovran dhe të pandashëm dhe se ky territor i takon shqiptarëve”, shtoi ai duke vënë në dukje se vetëm nga pikëpamja jonë ka një pyetje – Kosova e kujt është? “Për Merkelin kjo është çështje e kryer”, shtoi Vuçiq. Sipas tij, Merkel nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, këtu e dhjetë vjet më parë. Më tej, Vuçiq theksoi se “ata që përpiqen për pavarësinë e Kosovës në tërësinë territorial të saj, le të vazhdojnë, por që, shtoi ai, serbët do të sqarohen dhe të votojnë për të”. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Tutje, Vuçiq përmendi botëkuptimet e ndryshme të personaliteteve, lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai shtoi se i kupton Sonja Biserkon, Sava Janjiqin, Rada Trajkoviqin, etj., të cilët ishin për pavarësinë e Kosovës, larg nga Serbia. “Këtu nuk ka ndryshuar asgjë, asnjëri prej tyre. Të njëjtën politikë zbatojnë edhe sot e gjithë ditën. Dikush duhej të thoshte se kjo ishte politika e tyre, që ata po angazhohen për pavarësinë e Kosovës, prandaj për këtë kanë luftuar kundër Serbisë që ajo të mos fitonte të thuash asgjë”, transmeton RTK. Ndër të tjera, Vuçiq përmendi angazhimin e tij me personalitetet ndërkombëtare lidhur me Kosovën, duke mohuar kufijtë shtetëror të saj. Sipas tij, “kufijtë në Jarinje e Brnajk nuk janë kufij shtetërorë të Kosovës”. Më tej lidhur me dialogun, ai shtoi se sigurisht se do të ketë takime me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin, në shtator./RTK Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rita Ora me veshjet me ngjyra si Ylber në Los Anxhelos Rita Ora ka sjellë disa ngjyra të guximshme për paraqitjen e saj “Extra. Këngëtarja …