Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Serbët nga Kosova kërkuan në një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të braktisur të gjitha institucionet në Kosovë, kurse ai kërkoi nga ata të prisnin përgjigjen e shtetit serb për 45 ditë të tjera, raporton Spuntnik. “U kërkova përfaqësuesve serbë të mos i përgjigjem kërkesës së tyre sot, por do ta bëjë këtë brenda 45 ditëve pas takimit me presidentin e Kinës Xi Jinping. Dua të flas së pari me të gjithë udhëheqësit më të rëndësishëm në botë, sepse nëse një veprim ofansivë nga Prishtina vazhdon, do të jemi në një situatë të pashpresë”, tha Vuçiq. Presidenti serb deklaroi se serbët në Kosovë janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, si në vitin 2008 dhe 2004. “Policët shqiptarë hynë në territorin e komunës së Zubin Potokut dhe konfiskuan një kamion nga transportuesi serb. Në dy ditët e ardhshme pritet të pranohet statuti i ri i Trepçës, që do të shkaktojë bllokim, pasi që Trepça është regjistruar si Unmik Trepça. Ata duan të bllokojnë llogarinë dhe të shkatërrojnë Trepçën. Kjo do të thotë se 2.400 njerëz do të mbesin pa punë, që veriu i Kosovës mbetet pa frymë në kuptimin ekonomik të fjalës” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Qytetarët presin deri në 90 minuta për të dalë nga Kosova përmes pikave kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë Qendra Kombëtare e Menaxhimit kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në …