Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “kanë mbetur pak serb në Kosovë për shkak të ekspertëve të cilët ia mbanin ombrellën Madeleine Albright-it dhe kështu kujdeseshin për Serbinë. Ata sot po na mbajnë ligjërata patriotike”. Ai ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk janë as afër marrëveshjes, por se do t’i informojë qytetarët nëse ajo arrihet si dhe që do ta prezantojë atë marrëveshje. “Është shumë vështirë të arrihet çfarëdo marrëveshje. Nuk jemi as afër marrëveshjes, nuk ka marrëveshje… Që jemi afër zgjidhjes, nuk jemi, jemi shumë larg… Nëse arrihet ndonjë marrëveshje do ta informojë popullin”, ka deklaruar sot Vuçiq para gazetarëve, transmeton Insajderi.com. I pyetur për atë se përfaqësuesit e Luginës së Preshevë po shkojnë në bisedime në Tiranë, Vuçiq ka thënë se nuk i frikësohet “dëshirave të shumë njerëzve të cilat nuk janë ndryshuar”. “T’i presim rezultatet dhe të shohim se kush ka fituar dhe kush ka humbur, e çfarë ka humbur. Duhet të dimë se në marrëveshjen eventuale me shqiptarët të gjithë do të humbasim nga pak”, i ka thënë Vuçiq gazetarëve. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Ai ka shtuar se ditët e ardhshme do të shihet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Vuçiq nuk ka dashur të komentojë përkujtimin e medieve në deklaratën e abatit Sava Janjiq nga viti 1998, se në Kosovë po vriten shqiptarët e pafajshëm, duke thënë se e respekton kishën serbe dhe se ka besim të plotë në patriarkun Irinej. Ai nuk është përgjigjur edhe në konstatimin e gazetarëve se Sava Janjiq po e përkrahë Prishtinën “në heshtje”, ndërsa flet dhe punon kundër Beogradit. Vuçiq thotë se serbët nga Kosova edhe më tutje “po shpërngulen në heshtje” dhe se shteti po përpiqet në çdo mënyrë ta parandalojë këtë dukuri, si dhe shitjen e pronave të serbëve në Kosovë. “Kanë mbetur pak serb atje e diku diku aspak për shkak të ekspertëve të cilët ia mbanin ombrellën Madeleine Albright-it dhe kështu kujdeseshin për Serbinë. Ata sot po na mbajnë ligjërata patriotike”, ka thënë ai. “Dhe nëse dikush mendon se i frikësohem Hashim Thaçit apo Ramush Haradinajt, ai nuk më njeh mua dhe nuk e njeh shpirtin serb”, ka përfunduar Vuçiq./Insajderi.com. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Tragjedia e mbrëmshme në Mlladenoc, 8 të vrar e 13 të plagosur Në të shtënat që ndodhën mbrëmë në Mlladenoc të Serbisë, sipas informacioneve të para …