Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të dhënat e vlerësuar të Agjencia e Statistikave të Kosovës thonë se Republika e Kosovës është zvogëluar për rreth 3 kilometra katrorë. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ditë më parë publikoi “Vjetarin Statistikorë për vitin 2018”. Ky raport është një publikim i parvjetshëm i cili përmban të dhëna të ndryshme statistikore për Republikën e Kosovës. Gjatë shfletimit të këtyre të dhënave, KALLXO.com gjen se Republika e Kosovës ka më pak kilometra katrorë sipërfaqe në krahasim me të dhënat e viteve më parë. Me një kalkulim të thjeshtë i bie se sipërfaqja e territorit të Kosovës është më e vogël për 3 kilometra katrorë, ose 300 hektarë. Në të dhënat e vlerësuara për vitin 2017 siç thuhet në raportin e ASK-së, Kosova ka gjithsej 10 mijë e 905 kilometra katrorë sipërfaqe. Në anën tjetër territori i Kosovës deri në vitin 2016 sipas të dhënave poashtu të vlerësuar të ASK-së ishin 10 mijë e 908 kilometra katrorë. Në përgjigjen e ASK-së për Kallxo.com për këtë çështje thuhet se këto të dhëna janë marrë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës. “Burimi i të dhënave për sipërfaqen e Republikës së Kosovës, të prezantuar në Vjetarin Statistikor është Agjencia Kadastrale e Kosovës. Ne vazhdimisht i kërkojmë të dhënat nga ata në formën zyrtare”, thuhet në përgjigjen e ASK për KALLXO.com Edhe në raportin e Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës të udhëhequr nga akademik Hivzi Islami thuhej se Kosova ka 10 mijë e 905.25 kilometra katrorë territor. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Vuçiq po përdorë metoda të ndryshme për të kontrolluar të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe ata joshqiptarë në Kosovës Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Aleksandar Vuçiq po …