Nga të qenurit “pak nervoz” për debutimin e tij te Barcelona deri te “mbrëmja perfekte” ku shënoi golin e 500-të me fitore në El Clasico, Messi rrëfen 14 momentet më të mira në karrierën e tij në një tregim unikal për revistën Four Four Two.

Messi do të paraqitet në fushë ndaj Chelseat në një prej mbrëmjeve të mëdha të futbollit evropian dhe natyrisht se është koha të kujtohen momentet më të mëdha në karrierë. Kush mund ta bëjë më mirë se vet Messi? Telegrafi sjellë të përkthyer rrëfimin e Messit për 14 momentet më të mëdha të karrierës së tij.

 

Argjentina 2-1 Bosnja
(Botërori, faza e grupeve, 15 qershor, 2014)

 

https://youtu.be/pj2-Z4LrI8g

 

 

Është dashur që të pres tetë vjet për golin tim të dytë në Kampionatin Botëror. Ne kemi dashur që të kalojmë një garë të mrekullueshme dhe filluam me fitore ndaj Bosnjës dhe unë shënova golin e dytë.

E gjitha ndodhi shumë shpejt. E mora topin afër vijës së gjysmë fushës dhe tentova që të shpërthej drejt zonës së 16 metërshit. E luajta një pasim të dyfishtë me Gonzalo Higuainin dhe më pas gjuajta nga maja e zonës së 16 metërshit. Fatmirësisht kaloi mirë kjo situatë.

Ne performuam në mënyrë të shkëlqyer në gjysmëfinale dhe siguruam vendin tonë me disa ndeshje të mbetura, e më pas demonstruam se ishim ekip i madh duke arritur në finale. Ne nuk arritëm ta fitojmë turneun, por ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur.

Botërori është shumë i rëndësishëm për të gjithë njerëzit në Argjentinë dhe do të ishte ëndërr që ta fitojmë atë garë një ditë me kombëtaren.

 

 

 

 

Espanyol 0-1 Barcelona
La Liga, 16 tetor, 2004

Hyra si zëvëndësues për Decon ndaj rivalëve tanë lokal në vitin 2004. Unë definitivisht isha pak nervoz pasi që do të hyja në fushë për debutimin tim. Ishte një moment shumë i rëndësishëm për karrierën time, një gjë që e kam pritur dhe e kam kërkuar një kohë të gjatë dhe nuk kisha durim për këtë.

Unë tashmë kisha vetëbesimin nga puna me trajnerin, Frank Rijkaard dhe të gjithë lojtarët tjerë. Unë kam stërvitur me stafin dhe ekipin. Kjo më ndihmoi që të përshtatem më lehtë në ekipin e parë. Ishte një ditë shumë e veçantë për mua – ishte nëj ëndërr që gjithmonë kam shpresuar se do të bëhej realitet dhe ndjej se kjo tashmë ka ndodhur shumë kohë më parë.

Barcelona 7-1 Bayer Leverkusen
(Liga e Kampionëve, 1/8 e finales, 7 mars, 2012)

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport