Sedat Limani bëhet shqiptari i parë i certifikuar nga UEFA në fushën e menaxhimit të futbollit. Lajmin e ka konfirmuar vet Limani, i cili ka thënë se këtë shkollim do ta vë në praktikë në futbollin e Kosovës.

“Të dashur miq, jam jashtëzakonisht i lumtur të ndaj me ju që zyrtarisht sapo kam përfunduar dhe jam certifikuar nga UEFA në fushën e menaxhimit të futbollit. Një shkollim i llojit të vetë dhe jam i nderuar të jam i pari shqiptar të përfundoj një shkollim të tillë me të cilin besoj shumë do të vë në praktikë në të ardhmen në futbollin tonë”, ka thënë Limani.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport