Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po zhvillon një takim me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalën – në një prej restoranteve të kryeqytetit. Ky takim vjen në vazhdën e takimeve që po zhvillon kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili gjatë ditës së sotme ka takuar edhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti. Ndërkohë është paralajmëruar edhe një takim në mes Mustafës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Javën që shkoi kryetari i LDK-së ka takuar edhe liderin e VV-së, Albin Kurti. Të gjitha këto takime, Mustafa po i zhvillon për të diskutuar situatën politike në vend si dhe koordinimin për shpërndarjen e Kuvendit këtë të enjte, më 22 gusht. LDK ka përjashtuar PDK-në në këto takime, duke thënë se edhe pas zgjedhjeve nuk do të bashkëqeverisë me ketë parti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Cristiano Ronaldo dëshiron t’i shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me Spanjën Cristiano Ronaldo dëshiron t’i shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me Spanjën dhe lidhjet e tij …