Ka përfunduar mbledhja e Këshillit drejtues të PSD-së në të cilën pritej të vendosej lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me AAK-në.

Pas kësaj mbledhje, anëtarë të PSD-së nuk janë deklaruar për media, megjithatë KosovaPress merr vesh se është vendosur që të shkohet në koalicion parazgjedhor me AAK-në.

Madje, këtë marrëveshje pritet që ta zyrarizojnë sot në orën 15:00 përmes një konference të përbashkët për media dy partnerët e koalicionit Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti.

Ndërkohë, po sipas KP, Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar takimin ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në.

Kështu tha pas takimit kryetari i AAK-së, Ramush Hradinaj.

“Ka dominu tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votu me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha ai. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme