Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas takimeve të njëpasnjëshme tre ditore në Strasburg sot deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe dy këshilltarët e Qeverisë së Kosovës për Luginë, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi janë pritur në takim në Këshillin e Europës (KiE) nga Erliha Bičakčić– Zëvendësdrejtoreshën, Hristijan Koneski – Këshilltar, dhe Tara Beattie – Këshilltare në Zyrën e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut, Sh.T. Michael O’Flaherty. Ky është postimi i plotë i z.Kamberi Sot, filluam takimet në Këshillin e Europës (KiE) me Erliha Bičakčić– Zëvendësdrejtoreshën, Hristijan Koneski – Këshilltar, dhe Tara Beattie – Këshilltare në Zyrën e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut, Sh.T. Michael O’Flaherty. Gjithashtu, zhvilluam takime me disa ekipe të Sekretariateve të KiE, të cilat janë të angazhuara në zbatimin dhe implementimin e Konventave Evropiane, të cilat Serbia i ka ratifikuar për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, kundër diskriminimit, dhe në zbatimin e ligjeve. Ngritja e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës në KiE paraqet një fazë të re në trajtimin e saj nga institucionet relevante. Like 0
Nga sot pajisjet dimërore të obligueshme Agjensioni për Siguri në Komunikacion ka njoftuar shoferët se që nga sot (1 Nëntor) …