Mbahet ekspozitë e 27 artistëve të Luginës te ‘Penda e Rahovicës’ në Preshevë.

Të shtunën mbrëma nga ora 18:00 tek “Penda e Rahovicës”, në komunën e Preshevës, nën patronatin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, u organizua ekspozitë ku 27 artistë pjesëmarrës nga Lugina e Preshevës i kanë paraqitur punimet e tyre (vizatime, pikturë, grafikë, art në guri, dizajn mode, dizajn enterier, arkitekturë), në një ambient të hapur.

Kreatorë të ekspozitës kanë qenë Shqipërim e Valmira Fejzullahu.

Po ashtu, u shfaqë edhe një “Stand up comedy” nga Artan Ibishi dhe muzikë nga Nexhat Boriqi dhe Egzona Salihu.

Në ekspozitë, ndërkaq u prezantua edhe veshja tradicionale e Medvegjës.

Ekskluzive është që në këtë organizim ka marrë pjesë edhe Azize Emini e cila i ka qëndisur veshjet kombëtare e që do ti prezantoj edhe nëpërmes mediave në Kosovë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme