Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbis z.Shaip Kamberi ka reaguar edhe një her lidhur me mos rrespektimin e të drejtave dhe mungesa e simetrisë në trajtimin e barabart të pakicave në Ballkani Perënedimor.

Ky është reagimi i plotë i z. Kmberi

Përkdhelja e politikave dhe regjimeve autokrate nuk sjell stabilitet as demokraci

Mosrespektimi i të drejtave dhe mungesa e simetrisë në trajtimin e barabartë të pakicave në Ballkanin Perëndimor po vjen si pasojë e mungesës së vullnetit të Serbisë, shtetit kandidat për integrim në BE, për të ofruar për pakicat që jetojnë në territorin e sajë të drejta të njëjta me ato që po kërkon për serbët kudo që jetojnë ata, e sidomos në Veriun e Kosovës.

Derisa përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës, qysh nga viti 2001, në bashkëpunim me ndërkombëtarët, po kërkojnë hisen e vet të përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë, me pjesmarrjen e tyre në strukturën etnike të ktyre komunave, qeveritë e Serbisë, një pas një, po refuzojnë këto kërkesa legjitime pavarësisht se kanë marrë obligime me marrëveshje të nënshkruara.

Nga ana e vet, Bashkësia ndërkombëtare, e cila ishte kumbarë e tri marrëveshjeve të nënshkruara, asnjëherë nuk ka mbështetur mjaftueshëm e me këmbëngulësi përpjekjet e shqiptarëve për t’i realizuar ato marrëveshje. Përkrahja deklarative e tyre ka qenë e pamjaftueshme për ta bindur Beogradin, i cili mendjen e ka te “Bota serbe”, t’i plotësojë obligimet ndaj shqiptarëve.

Ngarendja pas “Botës serbe” është dëshmi se me rënien e Millosheviqit, Serbisë nuk iu është bërë ekzorcizëm, e rënia e tij nuk i ka sjellë as pafajsinë për luftrat e viteve të 90’ta.

Prandaj, përkdhelja e politikave dhe regjimeve autokrate, me qëllim për t’i kthyer në aleat, edhe kur përfshihen në politika destabilizuese, është shkak i dështimit të politikave të jashtme të bashkësisë ndërkombëtare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme