Kryetari i komunës së Bujanocit sot ka shpërndarë kontratat e nënshkruara mes komunës së Bujanocit dhe bizneseve lokale.
Për përkrahjen dhe avancimin e bizneseve lokale, këtë vit nga buxheti komunal janë ndarë 20 milionë dinarë (169.500,00€).
Ditëve në vijim do të nënshkruhen kontratat edhe me bujqit të cilët kanë përfituar të drejtën e subvencionimit nga konkursi i fundit i komunës së Bujanocit.
Like 0