Teknologji “Varësi dhe efekte negative tek fëmijët”, “Facebook” dhe “Instagram” nën hetim nga BE-ja Nga Wikiliks U postua 15/07/2024 3 Min e Lexuar 0 0 5 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bashkimi Evropian po heton Facebookun dhe Instagramin nëse kanë efekte varësie dhe negative në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve. BE gjithashtu do të shqyrtojë nëse janë marrë masa për të kontrolluar nëse përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale kanë arritur moshën për të pasur akses. Ashtu si në shumicën e rrjeteve sociale, përdoruesit e këtyre platformave duhet të jenë 13 vjeç e lart, por siç zbuloi “Ofcom” në një raport të fundit, shumë fëmijë shumë më të vegjël përdorin llogari, ndonjëherë me dijeninë e prindërve të tyre. Mënyra se si “Meta” kontrollon moshat e përdoruesve, e ashtuquajtura sigurimi i moshës, është shqetësuese për BE-në. “Meta”, e cila zotëron të dyja platformat, thotë se ka kaluar një dekadë duke zhvilluar më shumë se 50 mjete dhe politika për të mbrojtur fëmijët. Në Shtator, “Meta” u dha rregullatorëve një raport mbi rreziqet që lidhen me platformat e saj. “Kjo është një sfidë me të cilën po përballet e gjithë industria dhe ne mezi presim të ndajmë detajet e punës sonë me Komisionin Evropian. Komisioni është i shqetësuar se sistemet e Facebook dhe Instagram, duke përfshirë algoritmet e tyre, mund të stimulojnë varësinë e sjelljes tek fëmijët”, tha BE duke njoftuar hetimin. Këto efekte i referohen prirjes së algoritmeve, kur një përdorues shikon një pjesë të përmbajtjes së dëmshme dhe më pas materiale të tilla sugjerohen në këto rrjete sociale. Disa kompani të mëdha të teknologjisë janë tanimë nën hetim për shkelje të mundshme të Aktit të ri të ashpër të BE-së për Shërbimet Dixhitale dhe mund të gjobiten deri në 6% të qarkullimit vjetor global. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Koha në të cilën zgjoheni tregon se çfarë shqetësimesh keni…? Sipas mjekësisë tradicionale kineze, cikli i gjumit mund të zbulojë shumë për gjendjen fizike …