Faqja Kryesore Teknologji Guvernator i Bankës së Anglisë në mbrojtje të kriptomonedhës Libra

Guvernator i Bankës së Anglisë në mbrojtje të kriptomonedhës Libra

2 Min e Lexuar
0
0
69

Konkretisht ai kritikoi kostot e larta të transfertave të parave duke thënë se ato penalizojnë bizneset e vogla dhe u kushtojnë firmave deri në 200 pikë bazë për transaksion krahas vonesave në përpunimin e tyre.

Guvernator i Bankës së Anglisë Mark Carney doli në mbrojtje të zgjedhjes së Facebook për të krijuar një kriptomonedhë.

Media Kanadeze TheStar raportoi Carney të ketë thënë më 15 Tetor se sistemi aktual tradicional financiar ka nevojë për këtë teknologji.

Për shkak të mungesës së efikasitetit të transfertave dhe pagesave Carney mendon se firma si Facebook duhet të përfshihen në projekte si Libra.

Konkretisht ai kritikoi kostot e larta të transfertave të parave duke thënë se ato penalizojnë bizneset e vogla dhe u kushtojnë firmave deri në 200 pikë bazë për transaksion krahas vonesave në përpunimin e tyre.

Ai tha se problemi mund të zgjidhet në disa mënyra por tha se zgjidhjet janë një sfidë më vete.

Në Gusht të këtij viti Carney raportohet të ketë sugjeruar transformimin e sistemit global financiare duke zëvendësuar dollarin Amerikan me një monedhë dixhitale të ngjashme me Libra

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Teknologji