Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Finalja e madhe e Kampionatit Botëror Rusi 2018, mes Francs dhe Kroacisë do të zhvillohet të dielën. Ndeshja fillon në ora 17:00 dhe zhvillohet në Luzhniki Arena të Moskës. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Franca erdhi deri në finale duke mposhtur kundërshtarë si Australia dhe Peruja në grupe dhe duke barazuar me Danimarkën. Me shtatë pikë të tubuara dhe si lider kishte dalë nga grupi C. Në 1/8 e finales francezët do të takoheshin me Argjentinën ku pas një ndeshje fantastike fituan në fund me rezultat 4-3. Didier Deschamps me lojtarët (Getty Images) Në çerekfinale ishte radha e Uruguait, ku me lehtësi ‘Gjelat’ fituan edhe këtë përballje 2-0. Dhe në gjysmëfinale ishte radha e ndeshjes më të vështirë, asaj kundër Belgjikës. Me golin e vetëm të shënuar nga Samuel Umtiti, Franca e ka shkrua emrin në finalen, për herë të tretë në 20 vite. Franca (Getty Images) Në anën tjetër Kroacia edhe pse me shumë yje konsiderohet si befasia e madhe e këtij Kampionatin Botëror. Kroatët dolën si lider nga faza e grupeve edhe pse ishin në grupin që konsiderohej ‘grupi i vdekjes’. Fitore me Nigerinë 1-0, Argjentinën 3-0 dhe Islandën 2-1, bën që kroatët të dalin nga grupi si lider me nëntë pikë. Në 1/8 takimi me Danimarkën që u bë interesant vetëm pas penalltive. Loja e rregullt 1-1, ndërsa portieri Danjel Subasic priti tre penallti për ta duruar Kroacinë në çerekfinale. Kroacia (Getty Images) Në këtë nivel u desh të përballet me nikoqirët e kampionatit, Rusinë. Ndeshja u mbyll 1-1, ndërsa pas vazhdimeve 2-2. Përsëri penalltitë vendosën që Kroacia të kalojë tutje. Mario Mandzukic përmbysi gjithçka (Foto: Getty Images) Ndeshja gjysmëfinale u zhvillua ndaj Anglisë, ku kroatët konsideroheshin si jofavoritë në këtë përballje. Por pas një pjese të parë jo të mirë ku ishin duke humbur 1-0, në pjesën e dytë morën lojën nën kontroll dhe barazuar duke mundur edhe të fitojnë. Në vazhdime gjetën golin e fitores me Mario Mandzukic, duke kaluar në finale për herë të parë në histori. Kroacia kur kaloi në finale (Getty Images) Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve mund të konsiderohet nga shumëkush si jo e denjë, pasi Kroacia nuk ishte në listën e kombëtareve favorite, por me atë që kanë treguar deri më tani francezët i pret një ndeshje e fortë. Ndërsa Anglia do të ndeshet me Belgjikën për pozitën e tret. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Brnabiq: Nëse vazhdon taksa, Serbia në vitin 2019 do të humbasë 514 milionë euro Serbia vazhdon të ankohet në Bruksel dhe gjithandej ku mundet për taksën 100 për …