Serbia vazhdon të ankohet në Bruksel dhe gjithandej ku mundet për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë pa u bërë një muaj që kjo taksë është vendosur, Serbia ka filluar t’i bëjë llogaritë për humbjet që po i pëson.

“Nëse vazhdon taksa e Kosovës 100 % për mallrat e Serbisë, ekonomia serbe në vitin që vjen do të ketë humbje më shumë se 514 milionë euro”, kështu ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërbaniq.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme